علق
شریف احمدی · Shqip
1.
Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi
2.
Krijoi njeriun prej gjakut të ngjizur
3.
Lexo për Zotin tënd Bujar
4.
Është Ai që ua mësoi pendën
5.
Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte
6.
Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufintë
7.
Për shkak se e ndien veten të pavarur
8.
Po kthimi është vetëm te Zoti yt
9.
A më tregon atë që pengon
10.
një rob kur ai falet
11.
ç’mendon kur ai (robi) është në rrugë të drejtë
12.
Ose ai (rob) urdhëroi për sinqeritet
13.
A më trego nëse ai përgënjeshtron dhe zmbrapset (nga besimi)
14.
A nuk e di ai se All-llahu e sheh
15.
Jo, Jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin
16.
Floku rrenacak, mëkatar
17.
E ai le t’i thërret ata të vetët
18.
Ne do t’i thërrasim zebanitë
19.
Jo, Jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të