ضحی
شریف احمدی · Shqip
1.
Pasha paraditën
2.
Pasha natën kur shtrinë errësirën
3.
Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur
4.
Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para
5.
E Zoti yt do të jepë ty, e ti do të kënaqesh
6.
A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje)
7.
Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzojë
8.
dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi
9.
Pra, mos e përul jetimin
10.
As lypësin mos e përzë
11.
E me të mirat që të dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)