فجر
شریف احمدی · Shqip
1.
Pasha agimin
2.
Pasha dhjetë netët
3.
Pasha çiftin dhe pasha tekun
4.
Pasha natën që shkon
5.
A janë këto betime për të mençurin
6.
A nuk e i ti se ç’bëri Zoti yt me Ad-in
7.
Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta
8.
Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë
9.
Dhe me Themudin, të cilët shpuan shkëmbinj në luginën (kura)
10.
Dhe me faraonin i fortifikuar me tenda (ushtarake)
11.
Të cilët e tepruan me krime në tokë
12.
Dhe në të shtuan shkatërrimin
13.
E All-llahu kundër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh
14.
Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë)
15.
E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar!”
16.
Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: “Zoti im më ka nënçmuar!”
17.
Jo, nuk është ashtu! Por (punoni edhe më zi) ju nuk përfillnit bonjakun
18.
Nuk cytni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfërin
19.
Dhe ju e hani me të madhe trashëgimin (padrejtë)
20.
Dhe pasurinë e doni së tepërmi
21.
Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm
22.
Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë rradhë-rradhë
23.
Dhe atë ditë sillet Xhehennemi, ditën kur përkujtohet njeriu, e ç’dobi i bën atij përkujtimi
24.
Thotë: “O, i gjori unë, sikur të isha i parapërgatitur për jetën time!”
25.
Pra, ditën kur nuk dënon si Ai askush
26.
Dhe nuk do të farkojë pranga si Ai askush
27.
O shpirt i qetësuar
28.
Kthehu te Zoti yt i kënaqur (për vehte) e kënaqës (për Zotin)
29.
Hyr mes robërve të Mi
30.
Dhe hyr në Xhennetin Tim