اعلی
شریف احمدی · Shqip
1.
Madhëroje emrin e Zotin tënd të Lartë
2.
I cili krijoi dhe përsosi
3.
Dhe i cili përcaktoi e orientoi
4.
Dhe i cili mundësoi mbirjen e kullosës
5.
E pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë
6.
Ne do të lexojmë ty e nuk do të harrosh (Kur’anin)
7.
Përveç asaj që All-llahu dëshiron. Ai e di të haptën e të fshehtën
8.
Dhe Ne do ta lehtësojmë ty më të lehtën
9.
Pra këshillo aty ku këshilla bën dobi
10.
Do të këshillohet ai që ka frikë
11.
Ndërsa do të shmanget më i keqi
12.
I cili do të hyjë në zjarrin e madh
13.
Pastaj nuk do të vdesë në të, por as nuk do të jetojë
14.
Ka shpëtuar ai që është patruar
15.
Që e përkujton emrin e Zotit të vet dhe falet
16.
Po ju i jepni përparësi jetës së dunjasë
17.
Ndërsa ahireti (amshimi) është më i mirë dhe e përjetshëm
18.
Vërtet kjo ishte në broshurat e lashta
19.
në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait