عبس
شریف احمدی · Shqip
1.
Ai vrenjti (fytyrën) dhe u kthye
2.
Ngase atij i erdh i verbëri
3.
E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet
4.
Apo do të këshillohet dhe këshilla do t’i bëjë dobi
5.
E ai që nuk ndien nevojë (për Zotin) pse ka pasuri
6.
Ti atij i vë veshin (i drejtohesh)
7.
Po ti nuk ke përgjegjësi, pse ai nuk pastrohet
8.
Ndërsa ai që nxiton dhe vjen te ti
9.
Dhe meqë ai frikësohet
10.
E ti nuk e zë asgjë (dhe nuk ia vë veshin fjalës së tij)
11.
Jo ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla
12.
Kush do merr mesim nga kjo (nga Kur’ani)
13.
Është këshillë në flet të çmueshme
14.
Me vlerë të lartë e të ruajtur
15.
Në duar të udhëtuesve (engjëjve udhëtues mes All-llahut e njerëzve)
16.
Të nderuar e të ruajtur
17.
Qoftë mallkuar njeriu, sa mohues i fortë është ai
18.
Po prej çkafi e krijoi Ai atë
19.
Atë e krijoi prej një pike uji dhe e përgatiti
20.
Pastaj atij ia lehtësoi rrugën
21.
Mandej atë e bëri të vdesë dhe atij i bëri varr (të varrosët)
22.
Pastaj kur të dojë Ai e ringjallë atë
23.
Jo! Ai nuk zbatoi atë që urdhëroi Ai
24.
Njeriu le të shikoje ushqimin e vet
25.
Ne lëshuam shi të mjaftueshëm
26.
Pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës
27.
Dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra
28.
Edhe rrush e perime
29.
Edhe ullinj e hurma
30.
Edhe kopshte të dendura
31.
Dhe pemë e kullosa
32.
Si mjete gjallërimi për ju dhe për bagëtinë tuaj
33.
E kur të vijë ushtima (krisma e kijametit)
34.
Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet
35.
Prej nënës dhe prej babait të vet
36.
Prej gruas dhe prej fëmjëve të vet
37.
Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet
38.
Atë ditë do të ketë fytyra të shndritura
39.
Të buzëqeshura e të gëzuara
40.
Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhëruara
41.
Që i ka mbuluar errësira e zezë
42.
E të tillët janë ata mohuesit, mëkatarët