مرسلات
شریف احمدی · Shqip
1.
Pasha erërat që fryejnë njëpasnjë (pandërprerë)
2.
Që janë shumë të stuhishme e shkaktojnë furtunë
3.
Pasha engjëjt që u është besuar shpërndarja e reve dhe që i shpërndajnë
4.
Dhe që ndajnë qartë (të vërtetën nga e pavërteta)
5.
Dhe ata që sjellin shpallje (libra të Zotit, te pejgamberët)
6.
Si arsyetim ose si vërejtje
7.
S’ka dyshim se ajo që premtoheni ka për të ndodh pa tjetër
8.
Kur yjet të shuhen
9.
Dhe kur qielli të hapet
10.
Dhe kur kodrat të copëtohen
11.
Dhe kur të dërguarve u është caktuar koha
12.
E për cilën ditë atyre u është caktuar koha
13.
Për ditën e gjykimit (kur drejtësia e Zotit ndan të mirën nga e keqja)
14.
E ku e di ti se çka është dita e gjykimit
15.
Atë ditë është shkatërrim për ata që përgënjeshtruan
16.
A nuk i kemi është shkatërrim Ne popujt më të hershëm
17.
Dhe pastaj pas tyre ua shoqëruam të tjerë më të vonshëm
18.
Ne ashtu bëjmë me kriminelët
19.
Atë ditë është mjerim i madh për ata që përgënjeshtruan
20.
A nuk u kemi krijuar juve nga një lëng i dobët
21.
Dhe atë e vendosëm në një vend të sigurt
22.
Për deri në një kohë të caktuar
23.
Dhe Ne bëmë përcaktimin e krijimit. Sa përcaktues të mirë jemi
24.
Atë ditë është shkatërrim për ata që nuk e njohën fuqinë tonë
25.
A nuk e bëmë Ne tokën që në gjirin e vet mban
26.
Të gjallë dhe të vdekur
27.
Dhe në të kemi vënë kodra të forta e të larta dhe ju dhamë të pini ujë që ua shuan etjen
28.
Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtruan
29.
(u thuhet) Shkoni te ai (Xhehennemi) që ju e konsuderuat rrenë
30.
Shkoni te ajo hije (mjegull) që ka tri degëzime
31.
Që nuk bën as hije, as nuk mbron prej flakës
32.
Ai (Xhehennemi) hedh gaca të mëdha si ndonjë kështjellë
33.
E që janë si të ishin deve të verdha (shumë të shpejta)
34.
Atë ditë është shkatërrim për mohuesit
35.
Kjo është një ditë që ata nuk flasin
36.
Atyre as nuk u lejohet që të arsyetohen
37.
Atë ditë, mjerë ata që përgënjeshtruan
38.
Kjo është dita e gjykimit, u kemi tubuar juve dhe të mëparshmit
39.
Dhe nëse keni ndonjë dredhi, atëherë bëni dredhira
40.
Atë ditë është shkatërrim për ata që nuk besuan
41.
Dhe, nuk ka dyshim se të devotshmit do të jenë nën hije pranë burimeve
42.
Dhe kanë pemë çfarë të dëshirojnë
43.
Hani e pini shijshëm e me ëndje, për atë e keni vepruar
44.
Ne kështu i shpërblejmë mirëbërësit
45.
Atë ditë është mjerim për përgënjeshtuesit
46.
Ju (jobesimtarë në dynja) hani e kënaquni përpak kohë, sepse vërtet ju jeni rrebelë
47.
Atë ditë është mjerim për ata që mohuan të mirat e Zotit
48.
Dhe kur atyre u thuhej: “Përkuluni!”, ata nuk përkuleshin
49.
Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtuan
50.
Pra, cilës fjale (libër) pas këtij (Kur’anit) i besojnë