1.Sad. Pasha Kur’anin që është përplot përkujtime (është i famshëm dhe s’ka dyshim se është mrekulli)
4.Ata (idhujtarët) habiten, ngase u erdhi pejgamberi nga mesi i tyre, e mosbesimtarët thanë: “Ky është magjistar, rrenës”
6.Paria nga mesi i tyre shkoi duke i thënë njëri-tjetrit: vazhdoni të jeni të qëndrueshëm në adhurimin e zotave tuaj, pse kjo është një gjë e kurdisur
7.Ne nuk kemi dëgjuar diçka të këtillë në popullin (në fenë) e fundit; kjo nuk është tjetër, pos një trillim
8.A mos atij, nga mesi ynë, iu zbrit Kur’ani? Jo, por ata janë në dyshimndaj Kur’anit Tim, por për shkak se ende nuk e kanë shijuar dënimin Tim
10.A mos është i tyre pushteti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre? Pra, le të rreken me shkaqet (deri në qiell e të komandojnë)
13.(Përgënjeshtruan) Edhe Themudi, edhe populli i Lutit dhe banorët e Ejkes. Ato ishin grupacione (kundërshtare)
17.Ti duro ndaj asaj që thonë ata, dhe përkujtorobin Tonë Davudin, të fuqishmin (në fe e trup), vërtet ai gjithnjë i drejtohej All-llahut
22.Kur hynë te Davudi, ai u frikësua prej tyre, po ata i thanë: “Mos ke frikë, ne jemi dy palë në kundërshtim që i kemi bërë padrejtë njëri-tjetrit, ndaj gjyko me drejtësi mes nesh e mos shmang, dhe udhëzona në rrugë të drejtë”
23.Ky miku im i ka nëntëdhjetë e nëntë dele, ndërsa un ë kam vetëm një dhe dhe më ka thënë: “Ma ler mua ta posedoj atë! “Dhe më rëndoi e më mundi me fjalë!”
24.Ai (Davudi) tha: “Ai ka bërë padrejtë ndaj teje me kërkimin e deles tënde (për t’ia bashkuar) te delet e veta. Është e vërtetë se shumica prej otakëve i bëjnë padrejtë njëri-tjetrit, me përjashtim të atyre që kanë besuar dhe punuar vepra të mira, por të tillë janë pak!” e Davudi mendoi se Ne kemi vënë në sprovë atë, andaj kërkoi falje nga Zoti i vet, ra i përkulur dhe u pendua
26.O Davud: “Ne të kemi bërë sundimtar në tokë, e ti pra gjyko me drejtësi mes njerëzve, e mos shko pas dëshirave se ato ë shmangin prej rrugës së All-llahu. Ata që largohen prej rrugës së All-llahut i pret dënim i rëndë për shkak se e harruan ditën e përgjegjësisë”
27.Ne nuk e krijuam qiellin e as tokën dhe çka ka në mes tyre, pa qëlllim (shkel e shko), ai është mendim i atyre që nuk besuan, pra dënimi me zjarr është mjerim për ata që nuk besuan
28.A mos do t’i barazojmë ata që besuan dhe bënë vepra të mira me ata që bënë shkatërrime në tokë, apo do t’i konsiderojnë njësoj si të ruajturit prej të këqiave, si ata që janë mëkatarë
29.(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend
31.Kur në një parambrëmje iu shfaqën atij kuaj që, kur ishin të ndalur, rrinin gatitu në tri këmbë, e ishin edhe shumë të shpejtë
32.E ai tha: “Unë i dhashë përparësi dashurisë së kuajve, ndaj Zotit tim, derisa (dielli) e fsheh dhe perëndoi”
34.Ne e sprovuam Sulejmanin dhe e mbajtëm në postin e tij si një trup, e pastaj u rikthye n gjendjen në jendjen e parë
35.Tha: “Zoti im, më fal (gabimin), më dhuro asi pushteti që askush pas meje nuk do të ketë; vërtet, Ti je dhuruesi më i madh
41.Përkujto edhe robin tonë Ejubin, kur me lutje iu drejtua Zotit të vet: “Djalli më ka goditur me mundim e dhembje!”
43.E nga mëshira Jonë dhe mësim për ata që kanë menduar, Ne ia falëm familjen e tij dhe po aq sa ishin ata
44.E, merre me dorën tënde njëdeng thupra dhe bjeri me të, e mos e thyej betimin! Vërtet, Ne e gjetëm atë të durueshëm. Sa rob shumë i mirë ishte ai dhe i kthyer te Zoti
45.Përkujto robërit tanë Ibrahimin, Is-hakun, Jakubin që ishin të fortë në zbatimin e detyrave dhe largpamës në fe
59.Ky është një grumbull që bashkohet me ju (u thonë engjëjt parisë): “Mos paqin komoditet as mirëseardhje (thonë paria)!” Ata janë që do të digjen në zjarr
60.Ata (të shtypurit) thonë: “Jo, juve mos u qoftë as mirëseardhja, as komoditeti; ju jeni që na e përgatitët këtë!” Sa vendqëndrim i keq është
72.dhe kur ta kem përsosur atë dhe t’i kem dhënë nga ana Ime shpirt, ju menjëherë përuljunju atij (në sexhde)”
75.(Zoti) Tha: “O Iblis, çka të pengoi ty t’i përulësh atij që Unë vetë e krijova? A bëre kryeneçësi, apo ke qenë prej atyre që shesin fodullëk?”
76.Ai (Iblisi) tha: “Unë jam më i miri prej tij, mua më ke krijuar nga zjarri, e atë e krijove nga balta!”
86.Thuaj (Muhammed): “Unë nuk kërkoj pre jush ndonjë shpërblim, dhe unë nuk jam prej atyre që bëjnë trillime”