5.Të tillët janë ata që u takon dënimi më i rëndë dhe mu ata do të jenë më të dëshpruarit në botën tjetër
7.(Përkujto) Kur Musai i tha familjessë vet: “Unë e pash një zjarr, e nga ai do t’ju sjellë ndonjë lajm ose do t’ju sjell një urë të ndezur që të ngroheni
8.E kur arriti te ai u thirr: “I bekuar është ai pranë zjarrit dhe ata përreth tij. I veçuar në madhëri është All-llahu, Zot i botëve
10.E ti, hidhe shkopin tënd! E kur e pa atë që lëvizte si të ishte gjarpër, ai (nga frika) ktheu prapa duke mos patur kjdes. (I thamë) O Musa! Mos u frikës se pranë meje të dërguarit nuk frikësohen
11.Përpos kush (nuk është i dërguar) bën mëkat (ai frikësohet) e që të keqen e zëvendëson me të mirën, atëherë s’ka dyshim se Unë jam ë fali shumë dhe jam mëshirues
12.Fute dorën tënde në xhepin tënd, e ajo do të dalë e bardhë pa kurrfarë të keqe, e këto janë ndër nëntë argument për të (vajtur) faraon dhe populli i tij, se me të vërtetë ata jaë popull i prishur
14.Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se shin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjmadhësi, pra shikoje se çfarë ishte fundi i shkatërrimtarëve
15.Ne i patëm dhënë Davudit dhe Sulejmanit dituri, e ata të d thanë: “I falënderohemi vetëm All-llahut që na dalloi (me të mira) mbi shumë robër të Tij besimtarë”
16.E Sulejmani e trashëgoi Davudin dhe tha: “O njerëz, ne kuptojmë gjuhën e shpendëve e na shtë dhuruar nga gjithçka, e, vërtet ky është shpërblim i qartë”
17.E Sulejmanit ishte tubuar ushtria e vet që përbëhej nga exhinët, nga njerëzit dhe nga shpendët dhe ata mbanin rendin
18.Deri atëherë kur ariitën mbi luginën e buburrecave, një buburrëc tha: “O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u coptojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur”
19.E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: “Zoti im, më mudnëso që të falënderoj të mirat Tuaja që m’i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe ëq të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën tënde më shtie në mesin e robërve Tuaj të mirë!”
21.Unë do të dënoj atë më një dënim të ashpër ose do ta therrë ose ka për të më sjellë ndonjë argument të fortë (si arsyetim)
22.Ajo nuk zgjati shumë e tha: “Unë kuptova atë që ti nuk je i njohur dhe të erdha nga Sebei me një lajm të sigurt”
23.Në të vërtetë unë gjeta një grua që po i sundonte ata (Popullin e Sebe-it) dhe asaj i ishte dhënë çdo send, e ajo kishte një fron të madh
24.Madje takova atë dhe popullin e saj se adhurojnë diellin e jo All-llahun, po djalli ua kishte hijeshuar atë veprim të tyre dhe i kishte shmangur rrugës së drejtë, andaj ata nuk gjejnë udhëzim
25.(i kishte shmangur) Për të mos adhuruar All-llahun që nxjerr në shesh (e di) të fshehtën në qiej e në tokë, dhe që e di atë që fshehni dhe atë që publikoni
30.(e lexova) Kjo është prej Sulejmanit (mandej e hapi, kur qe, në të) “Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!” (Bismil-lahir-Rahmanir-Rrahim)
31.(në vazhdim shkruan) “Të mos u mbani në të madh kundër meje, po të vini të dorëzuar (edhe besimtarë)!”
32.Ajo tha: “O ju pari, më sugjeroni në këtë çështje timën se unë nuk do të vendosi asgjë derisa edhe ju të jepni pëlqim!”
33.Ata (paria) i thanë: “Ne jemi të fuqishëm dhe jemi luftëtarë të rreptë, por puna qëndron te ti, e ti mendo se çka do të na urdhërosh!”
34.Ajo tha: “Kur sundusit e pushtojnë ndonjë vend, ata e rrënojnë atë parinë më të zgjedhur të atij vendi e nënshtrojnë.. Kështu ata veprojnë!”
35.Po unë do t’u dërgojë atyre një dhuratë (të madhe), e do të shohë se çka do të na sjellin të dërguarit (me dhuratë)
36.E kur i erdhi ajo Sulejmanit, ai tha: “A me pasuri më ndihmoni mua? E atë që All-llahu më ka dhënë mua është shumë më e dobishme nga ajo që u ka dhënë juve! Por ju krenoheni me dhuratat tuaja!”
37.Kthehu te ata (i tha kryesuesit të të deleguarëve), se për Zotin ne do t’u vvijmë atyre me një ushtri, së cilës ata nuk do të mund t’i bëjnë ballë dhe do t’’i dëbojmë prej aty të nënshtruar e të poshtëruar
38.Ai (Sulejmani) tha: O ju pari, cili prej jush do të më sjellë fronin e saj, para se të vijnë ata të dorëzuar?”
39.Njëri prej xhinëve të vrazhdë (Ifriti) tha: “Unë do ta sjellë atë ty, par se të ngrites nga vendi yt, unë për të km fuqi dhe jam i sigurt!”
40.E ai i cili kishte dituri nga libri tha: “Unë ta sjell atë ty sa çel e mshel sytë (këtij i tha sille)!” E kur e pa atë (fron) të vendosur pranë tij (Sulejmani) tha: Kjo është dhuntia e Zotit tim që të sprovojë mua se a do ta falënderoj, apo mos do ta përbuz. E kush falenderon, ai falenderon për të mirën e vet, e kush përbuz, Zoti im (s’ka nevojë), është i pa nevojë e bujar!”
41.Ai (Sulejmani) tha: “Ndryshojani asaj fronin që ta provojmë se a po e njeh apo është nga ata që nuk dinë ta njohin!”
42.E kur erdhi ajo, iu tha: “A është i tillë froni yt?” Ajo tha: “Si të ishte vetë ai?!” (Sulejmani tha) Neve na është dhënë dituria përpara saj dhe ne ishim besimtarë para saj
43.Pse atë (Belkisën) e kishte penguar ajo që adhuronte, pos All-llahut, dhe ishte nga një popull jobesimtar
44.Asaj iu tha: “Hyn në pallat, e kur mendoi se është një ujë i madh dhe i përvol këmbët”. Ai (Sulejmani) tha: “Ky është një pallat i lëmuar prej qelqi! Ajo tha: “Zoti im, unë i kam bërë krim vetes e tash i dorëzohem (pranoj besimin) All-llahut, Zotit të gjithësisë së bashku me Sulejmanin”
45.Ne ia dërguam Themudit vëllain e tyre (nga gjaku), Salihun (t’u thotë): “Adhuroni All-llahun!” Kur qe, ata du grupe që kundërshtoheshin
46.Ai (Salihu) tha: “O populli im, përse nguteni e kërkoni të keqen (dënimin) para të mirës, pse të mos kërkoni falje All-llahut që të mëshiroheni?”
47.Ata thanë: “Ne parandjejmë fatkeqësi më ty dhe me ata që janë më ty!” Ai tha: “Ndjellja e fatit tuaj është te All-llahu, por vetë ju jeni një popull që ngatërroheni!”
49.Ata që thanë: “Betohuni mes vete në All-llahu, ta mbytni atëdhe familjen e tij natë, e pastaj të afërmve të tij t’u thoni: Ne nuk morëm pjesë në mbytjen e familjes së tij, dhe se ne jemi të drejtë (të vërtetë)”
51.Pra, vështro se çfarë ishte përfundimi i dredhisë së tyre. Në të vërtetë, Ne zhdukëm të gjithë ata dhe popullin e tyre
52.e këto janë shtëpitë e tyre të mbetura shkret për shkak të mizorisë së tyre. E ne nuk ka dyshim se në këtë (rrënim) për një popull që kupton ka argument
54.(Përkujto) Lutin kur ai popullit të vet i tha: “A bëni atë punë të shëmtuar që edhe vetë ju e kuptoni (se është e keqe)?”
55.A vërtet, ju nga epshi kontaktoni me meshkujt, e braktisni gratë tuaja? Ju jeni popull injorantë (xhahil)
56.Përgjegje e popullit të tij nuk qe tjetër vetëm se të thonë: “Përzënie familjen e Lutit nga vendi juaj, sepse ata jamë njerëz që ruajnë pastërtinë?”
57.E Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, së cilës oa caktuam të mbetet me të dënuarit
58.E kundër atyre lëshuam një shi (me gurë); i shëmtuar ishte ai shi për ata të cilëve iu kishte tërhequr vërejtja
59.Thuaj (o i dërguar): “Falënderimi i qoftë All-llahut, e shpëtimi qoftë ndaj robërve të Tij që Ai i zgjodhi (pejgamberët)! A më i mrë (për të besuar) është All-llahu, apo ata që ia bëjnë shok?”
60.Ai krijoi qiejt e tokën, që për ju lëshoi shi nga qielli, e Ne me të bëmë të lulëzojnë kopshte të bukura, që përju ka qenë e pamundshme t’i bëni të mbijnë bimët në to; Amos ka ndonjë zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ata janë popull që shtrembërojnë (të vërtetën)
61.A është Ai që tokën e bëri vendqëndrim e nëpër të rrjedhin lumenj, dhe asaj (tokës) i bëri (male) përforcuese, dhe në mes dy deteve bëri ndarje. A ka përveç All-llahu zot tjetër? Jo, por shumica e tyre nuk e dinë
62.A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguër të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni
63.Ai që ju orienton në errësirat e tokës e të detit, dhe Ai që pranë mëshirës së Tij (shiut), si myzhde i lëshon erërat. Vallë, a ka tjetër zot pos All-llahut? E lartë është madhëria e Tij nga çka ia përshkruajnë shok
64.Ai që e filloi krijimin (e njeriut) e pastaj e përsëriti atë (e ringjall pas vdekjes) dhe Ai ë ju furnizn nga qielli e toka. A mos ka zot tjetër pos All-llahut? Thuaj: “Silni argmentet tuaja, nëse jeni të sinqertë!”
65.Thuaj: “Askush veç All-llahut as në qiejt, as në tokë nuk e di të fshehtën, as nuk e din se kur ringjallen!”
66.Por, dijenia e tyre arrihet në botën tjetër (kur të përjetojnë çka u është premtuar). Ja, ata dyshojnë për kët (për botën tjetër), bile janë të verbër ndaj saj
67.Ndërsa ata të cilët nuk besun thanë: “A pasi të (vdesim) bëhemi dhe e pluhur ne edhe prindërit tanë, (a thua) do të ringjallemi
68.Kjo na është premtuar neve e dhe prindërve tamë më përpara, por kjo nuk është gjë tjetër veçse legjendë e të parëve!”
71.E ata thonë: “Po qe se jeni të sigurt në ato çka flitni, kur do të realizohet ai premtimi (me dënim)?”
72.Ti thuaj: “Tanimë u është ngjeshur juve një pjesë e atij premtimi për të cilin po ju ngutet juve!”
75.Nuk ka asgjë të fshehu në qiell e as në tokë, e tëmos jetë e shënuar në librin e saktë (dijenin e Zotit)
78.E Zoti yt, vërtet do të gjykojë mes tyre me drejtësinë e Tij, e Ai është i gjithfuqishmi e dijshmi
80.E ti nuk mund t’i bësh të dëgjojnë të vdekurit, e as nuk mund ta bësh të shurdhëtin të dëgjojë thirrjes, e sidomos kur ata ta thejnë shpinën
81.E as që mund t’i largosh të verbërit nga humbja e tyre (zemrat e verbëra), ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ndonjë tjetër, vetëm atë që i beson argumentet Tona, e ata janë myslimanë
82.E kur kundër tyre do të bëhet fjala (e dënimit) realitet. Ne do t’u nxjerrim një shtazë nga toka që do t’u flasë (ose do t’i lëndojë), sepse njerëzit nuk ishin të bindur në argumentet Tona
83.E ditën kur do të tubojmë prej secilit popull grupe nga ata që kanë mohuar argumentet Tona, ata të vërë njëri pas tjetrit, do të jenë të penguar
84.Deri sa të arrijnë (në vendin e llogarisë), Ai u thotë: “A ju i mohuat argumentet e Mia duke mos i menduar dhe formuar dije për to? E çka vepronit ju ashtu (në dunja)?”
86.A nuk shohin ata se Ne ua bëmë natën që të pushojnë, kurse ditën të ndritshme. Në këtë ka argument për një popull që beson
87.(përkujto) Ditën kur i fryhet surit, e të frikësohet kush është në tokë, përpos kë do All-llahu (të mos frikësohet) dhe t’i vjnë Atij të gjithë të përulur
88.E, i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë, (kjo është) mjeshtëri e Allhut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur se çka punoni
89.Kush ka bërë vepër të morë, ati do t’i takojë (shpërblim) edhe më i mirë se ajo dhe ata do të jenë të siguruar prej tmerrit të asaj dite
90.E kush do të paraqitet me punë të këqia (me besim të gabuar, ata do të hidhen të përmbysur në fytyrat e tyre në zjarr, (u thuhet) Ju nuk shpërbleheni me tjetër pos me atë që punuat
91.Unë jam urdhëruar të adhuroj vetëm Zotin e këtij qyteti, të cilin Ai e bëri të shenjtë, se Atij i takon çdo send, dhe jam urdhëruar të jemë prej besimtarëve të sinqertë
92.E, edhe ta lexoj Kur’anin, e kush pranon dhëzimin e tij, ai udhëzohet vetëm për të mirën e vet, e kush ka humbur, ti thuaj: “Unë vetëm tërheq vërejtjen”
93.Dhe thuaj: “Falënderoj Allahun, e Ai do t’ua tregojë argumentet e veta dhe do t’i kuptoni ato atëherë (kur nuk u bën dobi). Zoti yt nuk është indiferent ndaj asaj që veproni ju”