4.Silur të duam Ne, do të zbritnim një argument (mrekulli) nga qielli mbi ta, e që qafat e tyre do t’i rrinin përulur atij
13.Do të më shtrëngohet krahrori (shpirti) im dhe nuk do të më leshohet gjuha ime (të flas rrjedhshëm), anaj dërgoje (bëre pejgamber) Harunin
15.Ai (All-llahu) tha: “Kurrsesi (nuk do të mbysin), po shkoni ju të dy me argumentet Tona. Ne jemi me ju vështrues tuaj (ju dëgjojmë dhe ju ndihmojmë)
18.Ai (faraoni) tha: “A nuk të rritëm ty si fëmijë në mesin e tonë, ku i kalove disa vjet të jetës sate
21.Andaj, edhe ika prej jush kur u frikësova nga ju, e Zoti im më dhuroi dhe më bëri nga të dërguarit
41.E kur erdhën magjistarët i thanë faaonit: “A do të ketë shpërblim për ne, nëse dalim ngadhnjimtarë?”
44.E ata i hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre duke thënë: “Për hir të madhërisë së faraonit, ne me sifuri do të jemi ngadhënjyes!”
45.Atëherë edhe Musai e hodhi shkopin e vet, i cili menjëherë gëltiset gjithë çka kishin improvizuar ata
49.Ai (faraoni) tha: “I besuat atij, para se t’ju lejoja unë?!” S’ka dyshim se ai (Musai) është prijësi juaj që ua mësoi juve magjinë, e keni për të marrë vesh më vonë. Unë do t’ua shkurtoi (do t’ua prejë) duart dhe këmbët tuaja të anës së kundër (klithi) dhe që të gjithëve do t’u gozhdoj”
52.Ne e urdhëruam (përmes shpalljes) Musain: “Të udhëtosh natan me robërit e Mij dhe se ju do të ndiqeni (prej faraonit)”
63.Ndërsa Ne Musait i thamë: “Meshkopin tënd bjeri detit”. Deti u nda dhe çdo pjesë u bë si kodër e madhe
77.Në të vërtetë, ata (që adhuroni ju) janë armiq të mij. përveç Zotit të botëve (nëse përveç idhujve adhuroni edhe Atë)
109.Unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve
116.Ata i thanë: “O Nuh! Nëse nuk heq dorë (nga ajo që mëson), do të gurëzohesh (do të mbytesh me gurë)”
118.Pra Ti me drejtësinë tënde gjyko ndërmjet meje dhe atyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që janë me mua!”
127.Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, e shpërblimi është vetëm prej Zotit të botëve
139.Dhe ashtu ata e trajtuan atë (Hudin) gënjeshtarët, e Ne atëhere i shkatërruam. Edhe ky është një fakt, po shumiza e tyre nuk besuan
145.Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është vetëm prej Zotit të botëve
154.Ti nuk je tjetër vetëm se njeri sikurse edhe ne, e nëse e thua të vërtetën, sille pra ndonjë argument!”
155.Ai tha: “Ja, kjo është devja, kjo do të pijë (ujë) në një ditë të caktuar, kurse ju në një ditë tjetër (jo për një ditë)
158.Por ata i zuri ai dënimi i premtuar. Edhe në këtë ka argument, por shumica e tyre nuk u bënë besimtarë
166.E gratë tuaja i leni anash, të cilat Zoti juaj i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kaloni çdo kufij!”
167.Ata i thanë: “O Lut, nëse nuk pushon (nga kjo që na thua), me siguri do të jesh i dëbuar prej nesh!”
173.E Ne u lëshuam atyre një shi të jashtëzakonshëm (gurë nga qielli), e sa i keq ishte ai shi për ata të cilëve iu pat tërhequr vërejtja
189.Dhe ata e përgënjeshtruan ate, andaj i goditi dënimi i hijes. Vërtet, ai ishte dënimi i një dite të llahtarshme
197.A nuk ishte për ata (për jobsimtarët mekas) argument, se atë e dinin dijetarët (ulemaja) e beni israilëve
224.E për sa u përket poeteve (që Muhammedi nuk është i tillë), ata i ndjekin të humbrit (nga e vërteta)
227.Me përjashtim të atyre që besuan, bënë vepra të mira, që e përmendën shumë All-llahun dhe që u mbrojtën pasi që atyre iu bë e padrejtë. E ata që bënë zullum do ta kuptojnë se ç’përfundim i shkojnë (ç’dënim të ashpër ose ç’vendi në Xhehennem do t’i nënshtrohen)