ہمزہ
شریف احمدی · Shqip
1.
Mjerë për secilin që e ofendon e përqesh (njerëzit)
2.
Që ka tubuar pasuri dhe që atë e ruan të mos i pakësohet
3.
E mendon se pasuria e tij do të bëjë të përjetshëm
4.
Jo, të mos medojë ashtu! Se ai pa tjetër do të hidhet në Hutame
5.
E çka dini ti se ç’është Hutame
6.
Është zjarri i All-llahut i ndezur fort
7.
Që depërton deri në loçkë të zemrës
8.
Ai i mbyll ata, ua zë frymën
9.
Ata janë të lidhur në pranga