عادیت
شریف احمدی · Shqip
1.
Pasha vrapuesit e shpejtë (kuajt) që hingëllojnë
2.
E që me thundrat e tyre nxjerrin xixëllima zjarri nga gurët
3.
Dhe të cilët vërsulen herët në agim
4.
E me të (vërsulje) atëherë çojnë pluhur
5.
Dhe ashtu hidhen në mesin e grumbullit (të armikut)
6.
Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet
7.
Edhe vetë është dëshmues i asaj (përbuzje)
8.
Dhe ai është që shumë e do pasurinë
9.
A nuk e di ai se kur të nxirret çka ëstë në varreza
10.
Dhe të tubohet (të dalë në shesh) ajo që ishte në gjoksa
11.
E atë ditë, pa dyshim Zoti i tyre është i njohur për punën e tyre