الطارق
شريف احمدي · Shqip
١.
Pasha qiellin dhe yllin ndriçues (të natës)
٢.
E ku e di tise çka është tariku - trokitësi
٣.
Ai është ylli që shpon (errësirën me dritë)
٤.
Nuk ka asnjëri njeri që ndaj tij të mos ketë përcjellës
٥.
Le të shikojë njeriu se prej çkahit është krijuar
٦.
Ai është krijuar prej një uji që hidhet fuqishëm
٧.
E që del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit
٨.
E s’ka dyshim se Ai ka fuqi ta rikthejë në jetë atë
٩.
Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat
١٠.
E ai (njeriu) nuk ka forcë as ndihmëtarë
١١.
Pasha qiellin që kohë pas kohe kthehet me shi
١٢.
Edhe kohën që qahet për bimë
١٣.
Është e vërtetë se ai (Kur’ani) është fjalë që dallon - gjykon
١٤.
Nuk është ai i parëndësishëm (lojë e kotë)
١٥.
Ata vërtetë bëjnë kurtha
١٦.
Po edhe Unë përgatis dështimin e kurtheve të tyre
١٧.
E ti jobesimtarët jepju afat, afatizoi ata pak