لیل
شریف احمدی · Shqip
1.
Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë
2.
Pasha ditën kur ajo shkrepëtin
3.
Pasha Atë që krijoi mashkullin e femrën
4.
Vërtet, veprimi juaj është i lloj-llojtë
5.
E sa i përket atij që jep dhe ruhet
6.
Dhe vërteton bindshëm për më të mirën
7.
Ne do ta përgatisim atë për më të lehtën
8.
E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti)
9.
Dhe që mohon atë më të mirën
10.
Ne do ta përgatisim për më të vështirën
11.
E pasuria e tij nuk do t’i bëjë dobi, kur ai të zhduket
12.
Detyrë e jonë është vetëm të udhëzojmë
13.
Dhe vetëm e Jona është bota tjetër si dhe kjo
14.
Unë ua kam tërhequr vërejtjen për zjarrin të ndezur fort
15.
Që aty nuk hyn tjëtërkush, pos atij që është më i prishuri
16.
I cili përgënjeshtroi dhe u zmbraps
17.
Ndërsa ai që është më i devotshëm do të jetë larg tij
18.
Ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet
19.
E jo për ta shpërblyer ndokë që i ka bërë mirë më parë
20.
Por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të lartit
21.
Për Zotin, ai do të gëzojë atë kënaqësi
پچھلی سورہ
اگلی سورہ