شریف احمدی · Shqip

1.Ne ty të dhamë (vendosëm për) një fitore të sigurt
25.Ata janë që nuk besuan, ju penguan t’i afroheni xhamisë së shenjtë (Qabes), duke i mbajtur kurbanet të penguar të arrini në vendin e vet. E sikur të mos kishte burra besimtarë dhe gra besimtare, që ju nuk i dinit, e t’i sulmonit duke mos ditur, dhe me mbytjen e ndonjërit prej tyre të turpëroheni (zoti do t’ju jepte leje të hyni në Mekë). (E bëri atë) Për të marrë All-llahu në mëshirën e vet atë që do. Dhe sikur të ishin të ndarë, Ne do t’i dënonim me një dënim të rëndë ata prej tyre të cilët nuk besuan
29.Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i shehkah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë pre All-llahut që të ketë mëshir dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (All-llahu i shumoi) Për t’ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. All-llahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh