الغاشية
شريف احمدي · Shqip
١.
A të erdhi ty lajmi për belanë që kaplon (kijameti)
٢.
Atë ditë sheh fytyra të përulura
٣.
Të lodhura e të rraskapitura (nga mundimi)
٤.
Ato hyjnë në zjarrin të ndezur fort
٥.
U jepet të pijnë prej një kroi të valë
٦.
Ata kanë ushqim tjetër pos një barishte me ferra helmuese
٧.
Që as nuk jep fuqi, as nuk largon uri
٨.
Atë ditë dheh fytyra të ndritshme
٩.
Të kënaqura për veprimet e veta
١٠.
Në Xhennet të shkallës së lartë
١١.
Aty nuk dëgjojnë fjalë të pakëndshme
١٢.
Aty ka kroje që rrjedhin
١٣.
Aty kanë shtretër të lartë
١٤.
Aty kanë shtretër të lartë
١٥.
Edhe jastekë të renduar për mbështetje
١٦.
Edhe qilima të shtruar
١٧.
A nuk i shikojnë devet se si janë krijuar
١٨.
Edhe qiellin se si është ngritur lart
١٩.
Edhe kodrat se si janë venduar
٢٠.
Edhe tokën se si është shtruar
٢١.
E ti pra, këshillo, se je vetëm përkujtues
٢٢.
Ti ndaj tyre nuk je mbizotërues
٢٣.
Përveç atij zbrapset e nuk beson
٢٤.
All-llahu atë me vuajtje e dënon
٢٥.
Vetëm te Ne kthimin e kanë
٢٦.
Dhe vetëm detyrë Jona është llogaira e tyre
السورة السابقة
السورة التالية